Ariu hyn në një furrë buke dhe i han 60 ëmbëlsira – VIDEO

Në qytetin e vogël të Avon, Konektikat, disa punëtorë të një furre buke teksa po ngarkonin biskota në një furgon dërgesash të mërkurën, e kuptuan se një ari ishte futur në lokal.

Punëtorët e furrës së bukës u frikësuan dhe ikën, por ariu e sulmoi personin e parë që gjeti dhe më pas tërhoqi zvarrë një enë me 60 ëmbëlsira nga furra, në një parking aty pranë.

Ndërkohë, ariu u largua përpara se të arrinte policia.

Konektikati njihet si shtëpia e 1000 deri në 1200 arinjve të zinj, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë