PDK fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë, fiton në 9 komuna!

Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë pasi ka arritur t’i fitojë 9 komuna.

Nga nëntë komunat e fituara, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar udhëheqjen e tri kryeqendrave, Mitrovicës dhe Ferizajit në raundin e parë, ndërsa në balotazh ka arritur ta rikthejë besimin edhe në komunën e Prizrenit, shkruan lajmi.net.

PDK në raundin e dytë gjithashtu ka fituar në komunën e Vushtrrisë, atë të Drenasit, Kaçanikut dhe Dragashit.

Në raundin e parë, PDK gjithashtu kishte arritur fitoren edhe në komunën e Skenderajit dhe Hanit të Elezit.

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës bëhet partia fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë