Presidentja Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.
Presidentja Justina Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjes së Kosovës për liri.
“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka theksuar Presidentja Shiroka Pula.

