Koloneli nga Drenasi, Agron Rukiqi, emërohet drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës
Koloneli i Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi, nga Drenasi, është emëruar në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Burimet e DrenicaOnline brenda policisë kanë konfirmuar se në pozitën e re, Rukiqi do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e Departamentit të Burimeve Njerëzore, një strukturë e rëndësishme për administrimin dhe zhvillimin e personelit policor.
Emërimi i tij përbën një zhvillim të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale brenda Policisë së Kosovës./DrenicaOnline/

