Fitorja e Ramiz Lladrovcit në Drenas, Milaim Zeka hedh valle në studio

Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar edhe një mandat 4-vjeçar si kryetar i Komunës së Drenasit.

E menjëherë pas numërimit të votave, qytetarët në këtë komunë kanë nisur festën nëpër rrugët e qytetit.

Në një transmetim direkt të Kanal10, qytetarët janë parë duke kënduar e festuar së bashku.

Festës së tyre i është bashkangjitur edhe gazetari Milaim Zeka nga studio televizive.

Zeka ka filluar të kërcejë në studio duke iu bashkangjitur festës së qytetarëve në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë