Feronikeli e merr vetën, fitorja e dytë radhazi

Feronikeli arkëton tre pikë të plota pas ndeshjes së xhiros së katërt në BKT Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”.
Ardi Qorri tundi rrjetën e skuadrës nga Klina, me goditjen e tij të fuqishme në minutën e 5-të të takimit.
Ky doli të ishte edhe goli i fitores në një takim ku skuadra jonë luftoi deri në minutën e fundit për pikë të plota.
Gjithashtu, kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pranojmë gol.
Xhiron tjetër jemi mysafirë të Malishevës.
#ForcaNikli #FCF