Vrasja e zyrtarëve të PDK-së, sigurohen pamjet nga kamerat

Po bëhen pesë orë prej kur kanë filluar hetimet në vendin e ngjarjes të vrasjes së dyfishtë.  Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbetën të vrarë pas gjuajtjes me armë zjarri në Pejë.

Deri më tani është ekzaminuar një nga tri veturat të cilat janë në zonën ku po kryhen hetimet nga të shumtë hetues policor.

Rregullo problemet e tua në shtrat për 5 sekonda

KosovaPress raporton se pranë vendit ku ka ndodhur kjo tragjedi në një lokal janë siguruar edhe pamjet e kamerave.

Tani do të vijohet me ekzaminime të njërës veturë të të vrarëve dhe veturës së vëllait të Astritit, Avniut. Ky i fundit është plagosur, ndërkohë që pas trajtimeve është në mbajtje. Dy anët e rrugës pranë shkollës “Ali Hadri” janë të bllokuara me shiritat policorë.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj ishin nga Partia Demokratike e Kosovës. Ademaj ishte kandidat për kryetar të Pejës, ndërsa Kadrijaj, ish-kandidat për kryetar të Deçanit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë