Ramiz Lladrovci: I lehtë i qoftë dheu i Kosovës nënës së heroit Rasim Kiqina!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e nënës Hasibe, një nënë që rriti heroin e Kosovës, Rasim Kiqina, një grua që frymëzoj familjen dhe shumë të tjerë se si duhet atdheu.

“Nënën Hasibe e kam njohur që nga vitet e 80-ta pas njohjes në ilegale me të bijtë e saj, Rasim e Destan Kiqina, por edhe si bijë e Sylajve të Kizhnarekes, dhe si bashkëshorte e Bacës Rrahman”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e nënës Hasibe, një nënë që rriti heroin e Kosovës, Rasim Kiqina, një grua që frymëzoj familjen dhe shumë të tjerë se si duhet atdheu.

Ndihem keq që nuk mund të marr pjesë në varrim për t’i dhënë lamtumirën e fundit për shkak se gjendem jashtë vendit. Por, nënën Hasibe do ta kujtoj gjithmonë si nënë e grua që e deshi shumë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Do ta kujtoj nga takimet e bisedat që bënim bashkë, kur fliste për Fehmiun e Xhevën, kur fliste për vëllain e vogël, Emriun që e deshën aq shumë Rasimin.

Nënën Hasibe e kam njohur që nga vitet e 80-ta pas njohjes në ilegale me të bijtë e saj, Rasim e Destan Kiqina, por edhe si bijë e Sylajve të Kizhnarekes, dhe si bashkëshorte e Bacës Rrahman.

Nëna Hasibe do të mbetet e përjetshme, një heroinë që lindi e rriti hero. Një heroinë që nuk u dorëzua, por qëndroi krenare edhe kur Rasim Kiqina ra në altarin e lirisë.

Ngushëllime familjes Kiqina, miqve, shokëve dhe dashamirëve të familjes.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës nënës së heroit Rasim Kiqina!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë