Kryetari Jashari, viziton dhe strehon familjen Veliu nga Polaci

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar familjen Veliu nga Polaci, së cilës në mëngjesin e hershëm i incidentit të sotëm.

Kryetari Jashari, nga afër pa pasojat e shpërthimi, dhe njoftoi familjen e Fetah Veliut se si komunë kanë marr përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm, deri sa të bëhet një zgjidhje e përhershme e banimit.

“Vërtet ngjarje e rëndë e me dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa pasoja të mëdha në njerëz. Anëtarëve të lënduar të kësaj familje iu urova shërim të shpejtë dhe i sigurova që do të qëndrojmë afër tyre në tejkalimin e kësaj fatkeqësie”, ka shkruar ndër të tjerash kryetari Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë