Skuadra e Feronikelit është duke u përballur me largim të madh të lojtarëve.
Pas Albert Dabiqajt, Ylli Hoxhajt dhe Ilir Avdylit, tjetër futbollist e ka konfirmuar largimin nga Nikli, transmeton Indeksonline.
Sulmuesi i njohur, Adem Maliqi ka njoftuar se nga sot nuk është më pjesë e klubit nga Drenasi.
Ai ka falënderuar bashkëlojtarët, trajnerët, kryesinë dhe tifozët e Feronikelit në postimin e tij.
“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Ferronikeli. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret, kryesine dhe tifozerin e Ferronikelit”, ka shkruar Maliqi në Facebook.
Adem Maliqi u transferua tek Feronikeli verën e vitit të kaluar nga ekipi i Flamurtarit.
