“Sapo përfundova vizitën me babain”, djali i Jakup Krasniqit sjell një mesazh të madh nga takimi në Hagë
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka njoftuar se pas verdiktit nga Gjykata Speciale në Hagë ka takuar babain e tij.
“Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.”, ka shkruar mes tjerash ai.
Statusi i tij i plotë:
Sapo përfundova vizitën me babin.
Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.
UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.


