Drenica e nis me fitore në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futsall, e mposht Sakaryan
Drenica Futsall ka arritur një fitore të madhe në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Ata mposhtën Sakaryan me rezultat të thellë 6-0, duke e nisur kështu fuqishëm rrugëtimin në kompeticionin më të madh të futsallit në Evropë.
Në ndeshjen e radhës, Drenica do të përballet me skuadrën e Muratas që zhvillohet nesër në orën 16:00.

