Ekskluzive: Vërboci i Drenicës, gjurmët e njerëzve të parë në Kosovë (VIDEO)

Në emisionin “Krejt Kapak” me Milot Hasimja, në Klan Kosova është zbuluar një lokalitet arkeologjik në fshatin Vërboc të Drenicës, i cili besohet se dokumenton gjurmë të hershme të pranisë njerëzore në territorin e Kosovës.

Hasimja tregoi se një vit më parë kishte paralajmëruar një zbulim të rëndësishëm për historinë dhe arkeologjinë e Kosovës, por kishte vendosur ta mbante të fshehtë vendndodhjen deri në momentin e duhur.

Ai tha se bëhet fjalë për një lokalitet që i kthen gjurmët e njerëzimit në Kosovë rreth 30 mijë deri në 70 mijë vjet prapa.

“Vitin e kaluar iu treguam pak se një gjë e madhe për historinë dhe arkeologjinë e Kosovës po vjen. Ishte e vështirë që si gazetar ta mbaja fshehur për një vit një lokalitet që na kthen 30 mijë deri në 70 mijë vjet prapa. Por e mbajta fjalën dhe sot po zbulojmë një fshat të Drenicës ku prapa këtyre shtëpive fshihet historia dhe njerëzimi më i vjetër i dokumentuar deri më sot në Kosovë”, tha Hasimja.

Duke folur nga terreni, ai përshkroi emocionin e të qenit në një hapësirë ku, sipas të dhënave të prezantuara në emision, njerëzit kanë jetuar dhjetëra mijëra vjet më parë.

Ndiqni videon për të kuptuar shumëçka rreth kësaj historie:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë