Mbahet seanca, votohet propozim-vendimi i kryetarit Lladrovci për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së heroit Asllan Fazliu

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e rregullt e kuvendit me pesë pika të rëndit.

Me 28 vota për dhe një abstenim, Kuvendi miratoi propozim vendimin për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së heroit të kombit, Asllan Fazliu.

Familja Fazliu është pajtuar me propozimin e kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci që për vendosjen e shtatorës së heroit Asllan Fazliu të pritet deri në përfundim të ndërtimit të sheshit, që parashihet të ndërtohet në parcelën P-778-4.

Gjithashtu, në këtë mbledhje katër komitetet konsultative prezantuan raportet e punës për vitin 2020.

Mbledhja u zhvillua me këtë rend të ditës:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 28.12.2020- U votua në mënyrë unanime

2. Raporti Financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar – Dhjetor 2020 – U votua unanimisht

3. Raporti vjetor i Komiteteve Konsultative për vitin 2020:

a. Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara
b. Komiteti për Arsim Kulturë Rini dhe Sport
c. Komiteti për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
d. Komiteti për Barazi Gjinore- U dhanë komente, sugjerime dhe rekomandime.

4. Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatorës së Heroit të Kombit, Asllan Fazliu- U votua me 28 vota për dhe 1 abstenim.

Komuna e Drenasit, fillimisht ka njoftuar familjen se aktualisht shtatorja mund të vendoset në parcelën nr. P-949-0, në pjesën ku rruga mban emrin e heroit, mirëpo familja është pajtuar me rekomandimin e kryetarit të komunës, qe të pritet deri në përfundim të ndërtimit të sheshit që parashihet të ndërtohet në parcelën P-778-4, në mënyrë qe aty të vendoset shtatorja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë