Lladrovci i përgjigjet gënjeshtrave: PDK në Drenas është unike!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, iu ka përgjigjur shkrimeve të një portali nga Skenderaji, duke u përgjigjur se PDK në Drenas është unike.

“Kemi vota, edhe do të kemi deputetë nga Drenasi. Nuk jemi xheloz ndaj asnjërit që del për vizitë në komunën tonë, përkundrazi, ofrojmë si çdo herë mikpritje”, ka shkruar Lladrovci në fb.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

“Një zhl portal, me origjinë nga Skenderaji, me shkrime analfabetësh e spekulime të ulëta, flet për Drenasin dhe degën e PDK-së, fillim e mbarim plotë gënjeshtra e mashtrime.

E di se disave ju ka “djeg” ftesa ime drejtuar qytetarëve të komunës tonë që të votohen kandidatët e PDK-së nga komuna jonë. Për këtë, kemi shumë arsye ta bëjmë këtë, por nuk ishte çështja e ndonjë komune specifike e as e ndonjë personi të caktuar.

Këtë gazetarucin e portalit me porositësit e vet, nuk janë në gjendje ta kuptojnë, besa as ata që janë të kapur pas liderëve lokal. Edhe një mesazh ishte brenda mesazhit që kam dhënë.

Të votohen kandidatët e Drenasit, pavarësisht për kë “punojnë”- kjo i ka djeg ata që njihen se nuk janë vetja, pos argat.

Për dijeninë e këtij far gazetaruci të portalit, ia bëj me dije se Dega e PDK-së në Drenas është unike. PDK në Drenas në zgjedhjet e kaluara dhe në këto zgjedhje do të jetë sërish në tri komunat me më së shumti vota për PDK.

Por, gazetaruci që shkruan me porosi le ta dijë se duke qenë me mbi 15 mijë vota dhe vetëm dy deputetë nga Drenasi, as është e drejtë, as objektive. Do të punojmë shumë, që Drenasi ashtu siç sjell shumë vota, të ketë edhe shumë deputetë nga Drenasi.

Dega e PDK-së në Drenas, nuk ka rrugë tjetër, pos të fuqizohet. E kuptojmë dëshpërimin e porositësit të artikullit, sepse Drenasi është përfaqësuar shpesh, nga njerëz jashtë Drenasi.

Kemi vota, edhe do të kemi deputetë nga Drenasi. Nuk jemi xheloz ndaj asnjërit që del për vizitë në komunën tonë, përkundrazi, ofrojmë si çdo herë mikpritje.

Një gjë mos ta harrojnë ata që merren me Drenasin se as tash as në të ardhmen, nuk do të gjuaj miza.

Qytetarët tanë i kanë ofruar mikpritje secilit mysafir, do t’i ofrojmë prapë, por, sylesh këndej nuk ka!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë