Lladrovci përkujton me nderim Betejën e dytë të Jasharajve

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar betejën e para 23 viteve, të dytën e forcave serbe kundër familjes Jashari, dhe tërheqjen me turp të atyre forcave.

Lladrovci ka cekur se “ishte kjo rrugë e qëndresës heroike që solli Epopenë e UÇK-së, Epopenë e Jasharajve legjendar”.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Në përvjetorin e 23-të të betejës së Jasharajve kundër forcave serbe, e kujtojmë me nderim, heroizmin e një familje e cila tashmë përfaqësonte dinjitetin tonë kombëtar.

Ky ishte sulmi i dytë kundër familjes Jashari dhe sërish, forcat okupatore u tërhoqën me turp.

Ishte kjo rrugë e qëndresës heroike që solli Epopenë e UÇK-së, Epopenë e Jasharajve legjendar.

Lavdi e përjetshme për Komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen Jashari!

Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë