Lladrovci dhe Halilaj: Uniteti ynë ngrit performancën edhe të kandidatëve të PDK-së
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz lladrovci dhe kryesuesi i Asamblesë komunale, Labinot Halilaj, në takimin e sotëm, diskutuan për procesin paraelektoral në komunën e Drenasit.
Kryetari Lladrovci në rrjetin social ka cekur se “uniteti ynë do të ngrit performancën edhe të kandidatëve të PDK-së, do të ngris unitetin qytetar se ne mundemi më shumë, mundemi më mirë me bashkëpunimin e sinqertë!”
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Me kryesuesin e Asamblesë komunale, Labinotin, sot, diskutuam për rrjedhën e procesit paraelektoral në komunën tonë dhe sfidat e këtij procesi.
Angazhimi ynë i përbashkët, ka prodhuar efekte shumë pozitive për qytetarët në Asamblenë komunale, duke votuar rregullore, hartimin e buxhetit dhe propozime për projekte që ngritin mirëqenien, vlerat dhe perspektivën në komunën tonë.
Uniteti ynë do të ngrit performancën edhe të kandidatëve të PDK-së, do të ngris unitetin qytetar se ne mundemi më shumë, mundemi më mirë me bashkëpunimin e sinqertë!