Lladrovci deponon padi kundër Kajtazit, dëmshpërblimin do ta jap donacion

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ashtu siç kishte premtuar, sot ka deponuar padi civile kundër Vehbi Kajtazit për shpifje.

Z. Lladrovci në postimin e tij në rrjetin social ka cekur se dëmshpërblimi nga ky kontest civil për shpifje, do t’i jepet donacion organizatave që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit.

Postimi i z. Lladrovci:

Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë