Lladrovci publikon video dhe foto rreth gjendjes së ujit në komunën e Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një video ku shihet gjendja e kësaj komune rreth nivelit të ujit.

Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët dhe institucionet për angazhim pasi ndodhën vërshimet në këtë komunë, duke u zotuar se angazhimi për sanimin e gjendjes vazhdon.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

Ka disa ditë që komuna jonë është duke u ballafaquar me vërshime. Falënderoj qytetarët për bashkëpunim, Qendrën Operative Emergjente, FSK-në, Policinë, zjarrfikësit, administratën e komunës së Drenasit dhe institucionet qendrore që u gjenden pranë nesh në këto ditë të rënda për komunën.

Në disa vende, tashmë, uji është tërhequr, siç shihet në videon dhe fotot e Albert Sinanit, të realizuara enkas për gjendjen në terren dhe nivelit të ujit në komunën tonë.

Faleminderit për bashkëpunim, angazhimi ynë për sanimin e gjendjes vazhdon!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë