Lladrovci: Së bashku, jemi më të fortë!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas takimit paraelektoral të Degës së PDK-së në Drenas, ku mori pjesë U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ish deputetët dhe deputetet e Kuvendit, si dhe drejtuesit tjerë të degës së kësaj partie në Drenas, ka shkruar se “së bashku, jemi më të fortë”.

Z. Lladrovci ka falënderuar për praninë në takim, U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, duke shtuar se “e sigurova se uniteti ynë do të reflektojë në votën nacionale, njëherësh i urova sukses dhe fitoren që na pret më 14 Shkurt”.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit:

Takimi paraelektoral i degës së PDK-së në Drenas, ishte rast të ritheksoj domosdonë e unitetit qytetar në Drenicë, gatishmërinë time për të prezantuar vlerat më të mira të bashkëpunimit të nivelit qendror e lokal të qeverisjes, si dhe kandidatët më të mirë për Parlamentin e ardhshëm.

E falënderoj për praninë në takim, U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, të cilin e sigurova se uniteti ynë do të reflektojë në votën nacionale, njëherësh i urova sukses dhe fitoren që na pret më 14 Shkurt.

Po ashtu, i falënderoj ish deputetët dhe ish deputetet, Ferat Shala, Blerta Deliu Kodra, Ariana Musliu Shoshi, Valdete Idrizin, Ganimete Musliun, Gazmend Bytyçin, kryetarin e degës dhe kryetarin e Asamblesë komunale, Sejdi Hoxhën, Labinot Halilajn si dhe të gjithë anëtarët e kryesisë dhe strukturat e degës së PDK-së në Drenas.

Së bashku, jemi më të fortë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë