Lladrovci: Për politikë nuk të mjafton letërnjoftimi dhe numri personal!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar vlerësimin nga Jeta Xharra, e cila vlerëson përmbushjen e zotimeve elektorale të tij, shpalljen e komunës së Drenasit si më e mira për performancë, duke shtuar se ai ka vijuar traditën e shkëlqyer të Fehmi e Xhevë Lladrovcit të njohur gjatë luftës çlirimtare.

Z. Lladrovci në postimin e tij, ka cekur se ky vlerësim i Jeta Xharrës, nuk ju ka pëlqyer disa qarqeve që bëjnë “hesape pa hanxhiun”, pa cekur se cilat janë ato qarqe, me mesazhin se “për disa, në politikë, nuk i mjafton të ketë vetëm letërnjoftim e numër personal!”

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Falënderoj Jeta Xharrën për vlerësimin objektiv të punës në Drenas.
Ky deklarim i saj, ka nxitur reagim te disa qarqe që bëjnë hesape pa hanxhiun.
Porosi për ata që nuk i donë të arriturat në Drenas:
Për disa, në politikë, nuk i mjafton të ketë vetëm letërnjoftim e numër personal!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222212678659934&id=1653723698

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë