Lladrovci uron themelimin e ushtrisë, vë kurora me lule për komandantin Mujë Krasniqi

Kryetari i komunës së Drenasit, me rastin e Ditës së themelimit të Ushtrisë së Kosovës, dhe rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë, ka bërë homazhe dhe vendosi kurora me lule në Memorialin e dëshmorëve në Marinë.

Me krenari, përgëzoj familjet e dëshmorëve dhe martirëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, ushtarët dhe komandën e ushtrisë tonë, urime dita e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ka cekur z. Lladrovci.

Ja postimi i z. Lladrovci:

Shenjtëria e uniformës së UÇK-së, e trashëguar brez pas brezi, të lindur e rritur në luftëra, ndër shekuj, para dy vitesh, u transformua në ushtri, Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Më 14 dhjetor 2018, Republika e Kosovës, u bë me ushtri. Andaj sot, me krenari, përgëzoj familjet e dëshmorëve dhe martirëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, ushtarët dhe komandën e ushtrisë tonë, urime dita e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Zhvillimi i mëtejmë i ushtrisë tonë, do të jetë garanci e integrimit në NATO, aleancës e cila i dha krah të fuqishëm lirisë dhe pavarësisë tonë.

Kjo ditë, na kujton rënien heroike të komandantit të shquar të UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorët tjerë, të cilët në Pashtrikun e legjendave, ranë në altarin e lirisë, për të mbetur simbol të rrugës së mundimshme për çlirim.

Sot, si kurrë më parë, duhet ta kemi emëruesin e përbashkët, unitetin, për ta fuqizuar dhe për ta forcuar Republikën e Kosovës, si amanetin e më të dashurve tanë që dhanë jetën për liri.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë