Gjimnazistët e Drenasit dhe Ramiz Lladrovci marrin pjesë në Konferencën e Parlamentit Evropian “Euroscola”

Gjimnazistët e Drenasit, sot, së bashku me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovci, morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Parlamenti Evropian, ku merrnin pjesë edhe kryetari dhe zëvendës kryetari i këtij parlamenti, z. David Maria Sassoli dhe z. Rainer Wieland.

Ofrova gjithë mbështetjen time dhe të komunës të cilën e drejtoj, që arsimi në komunën e Drenasit të jetë në hap me arsimin e vendeve të Bashkimit Evropian. Siç jam zotuar, së bashku me miqtë nga Gjermania, Finlanda, Austria, Italia, do të punojmë bashkërisht, që nxënësit tanë të jenë krahë bashkëmoshatarëve të tyre në BE. Kjo tashmë është duke u realizuar, ka shkruar z. Lladrovci në rrjetin social.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Gjimnazistët e Drenasit përfaqësojnë Kosovën në Parlamentin Evropian, me temën “Arsimi dhe punësimi i të rinjve, çfarë na duhet për të ardhmen tonë?”.

Sot, pata kënaqësinë që së bashku me nxënësit e Drenasit, të marr pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian në kuadër të “Euroscola”, ku bashkëpjesëmarrës ishte Kryetari i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli dhe zëvendës presidenti, miku ynë, Rainer Wieland.

Ofrova gjithë mbështetjen time dhe të komunës të cilën e drejtoj, që arsimi në komunën e Drenasit të jetë në hap me arsimin e vendeve të Bashkimit Evropian. Siç jam zotuar, së bashku me miqtë nga Gjermania, Finlanda, Austria, Italia, do të punojmë bashkërisht, që nxënësit tanë të jenë krahë bashkëmoshatarëve të tyre në BE. Kjo tashmë është duke u realizuar.

Në konferencë e sotme merrnin pjesë 64 shkolla nga vendet e Bashkimit Evropian me mbi 3 mijë pjesëmarrës, nxënës e mësimdhënës, kurse gjimnazi i Drenasit përfaqësonte Kosovën në këtë konferencë.

Gjithashtu dhe muajin e kaluar vendi ynë është përfaqësuar nga nxënësit tanë në një konferencë tjetër ndërkombëtare.

Ishte emocionuese të dëgjoj nga moderatorët e konferencës dhe zyrtarët e lartë të Parlamentit Evropian që nxënësit tanë kanë bërë prezantim mbresëlënës të vendit tonë, si dhe treguan njohuri të avancuara të gjuhëve të huaja.

Falënderoj Presidentin e PE-së, z. David Maria Sassoli për mundësinë e pjesëmarrjes në konferencë, si dhe zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Z. Rainer Wieland, i cili u përgjigj në pyetjet e shumta të nxënësve, për përkrahjen dhe diskutimin për domosdonë e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Në shtator të vitit 2021, Drenasi organizon konferencë ndërkombëtare me nxënës, mësimdhënës, drejtues institucionesh arsimore nga Gjermania, Finlanda, Austria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

https://drive.google.com/file/d/1THqG80eGqeQFRsggo4s4HIrnfh7MvU3j/view

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë