Komuna e Drenasit demanton me fakte deklaratat e uzurpatorëve dhe keqpërdoruesve të pronës publike

Të dashur qytetarë,

Pas sqarimit të djeshëm të Komunës së Drenasit lidhur me dhënien e pronave komunale në shfrytëzim, për hir të përgjegjësisë dhe transparencës, ndjejmë për obligim të ju informojmë, se akuzat për dyshime për keqpërdorim vijnë nga persona të cilët për 10 vite kanë pasur në shfrytëzim pronën komunale, dhe që nuk i kanë paguar obligimet kontraktuale duke përfshirë numrin e të punësuarve, qiranë dhe investimin sipas projektit.

Z.Gezim Gegaj që nga viti 2009 e deri në ardhjen e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sipas Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, nuk ka paguar obligimet ndaj komunës sipas kontratës. Pra, z. Gegaj që po tenton të hedhë pluhur mbi procesin e drejtë të dhënies së pronave në shfrytëzim, është i njëjti keqpërdorues i pronës komunale që nuk ka paguar as edhe një cent buxhetit të komunës për nëntë vite në qeverisjen e kaluar, pra nuk ka përmbushur as edhe një pikë të kontratës së nënshkruar në vitin 2009. Komuna e Drenasit në vitin 2018 ka marrë vendim për ndërprerjen e kontratës së z. Gegaj për shkak të mospërmbushjes, vendim i cili ka marrë ligjshmërinë nga Ministria e Pushtetit Lokal. Lidhur me akuzat e z.Gegaj, Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi për shpifje pranë gjykatës kompetente.

Sa i përket pretendimit lidhur me pronën nga z. Muhamet Ajazi nuk qëndron, dhe ju informojmë se i njëjti ka keqpërdorë pronën publike me vite, duke mos iu përmbajtur kontratës së nënshkruar me Komunën e Drenasit.

Të nderuar qytetarë,

Qeverisja e Kryetarit Lladrovci, po akuzohet pikërisht nga personat që kanë keqpërdorë pronën publike me vite të tëra, përderisa e gjithë procedura e dhënies së pronave të paluajtshme komunale në shfrytëzim ka qenë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për të qenë sa më transparent, në linkun e mëposhtëm gjeni dokumentet që dëshmojnë vërtetësinë e atyre që u përmenden me lartë.
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/12/Dokumentacion-lidhur-me-prona.pdf

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë