Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Drenasit.

Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të përfundojnë gjatë vitit 2021, ndërsa përzgjedhja e familjeve përfituese do të behët nga komisioni i caktuar nga Komuna, në koordinim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët, që kanë ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Ndërsa Hoxhë Halil Kastrati, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar për sa vite për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë