Lladrovci: Besimi, miqësia dhe bashkëpunim janë vlera me të cilat gjithçka bëhet më e lehtë, më e qëndrueshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, se bashku me kryesuesin e Kuvendit të komunës, Labinot Halilajn dhe Aurorën, kanë bërë një debat për sfidat e komunës së Drenasit, të arriturat dhe pritjet e qytetarëve në çdo lagje e cep të komunës tonë.

Kryetari Lladrovci ka shtuar se besimi, miqësia dhe bashkëpunim janë vlera me të cilat gjithçka bëhet më e lehtë, më e qëndrueshme.

Postimi i tij i plotë i Kryetarit Lladrovci:

Aurora, ish “drejtoresha e hekurt”, është dëshmi e gjeneratës ligjzbatuese, e besimit dhe përkushtimit institucional. Ishte kënaqësi, të diskutonim për rrjedhat në pushtetin lokal, në veçanti në komunën e Drenasit, trendët e zbatimit të projekteve si dhe efikasiteti në zbatim të ligjit.

Së bashku me kryesuesin e Kuvendit të komunës, Labinot Halilajn dhe Aurorën, kemi bërë një debat për sfidat e komunës tonë, të arriturat dhe pritjet e qytetarëve në çdo lagje e cep të komunës tonë.

E di se jeta, jo çdo herë na ofron atë që meritojmë, por besimi, miqësia dhe bashkëpunim janë vlera me të cilat gjithçka bëhet më e lehtë, më e qëndrueshme. Andaj, këto vlera edhe i ruajmë edhe i bëjmë më të qasshme për të gjithë ata që na besojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë