Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural monitoron ndërtimin e serave

Drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Anita Avdullahu Dvorani, menaxheri i projektit dhe komisioni për pranim teknik të serave, kanë dalë në terren për të monitoruar nga afër ndërtimin e serave tek fermeret përfitues të këtij projketi.

Ndërtimi i serave është duke u zhvilluar sipas projektit dhe sipas planit menaxherial të kontratës së lidhur ndërmjet DBPZHR-së dhe punëkryesit.

DBPZHR njofton fermerët se projekti i ndërtimit të serave është në përfundim e sipër dhe prej 65 serave sa janë, deri me tani janë ndërtuar rreth 40 prej tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë