Lladrovci: Nëndega e Arllatit më e madhe për 70 anëtarë, PDK po rritet!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një njoftim se nëndegës së PDK-së në Arllat, i janë bashkuar 70 anëtarë, ndërsa asamblisti i Nismës, Burim Bujupi, i bashkohet grupit parlamentar të PDK-së, në asamble, gjë të cilën, z. Lladrovci në rrjetin social e ka komentuar me “PDK po rritet”.

Z. Lladrovci ka shkruar se “Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia.”, duke e përcjellë postimin me mesazhin “bashkë jemi më të fortë”.

Postimi i plotë i z. Lladrovci:

PDK po rritet!

Sonte, Nëndega e PDK-së në Arllat, është më e madhe për 70 anëtarë (familje), ndërsa grupi parlamentar i PDK-së, më i fortë për një asamblist.

Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia.

Këto vlera ishin edhe motivi që nëndegës tonë në Arllat iu bashkuan anëtarët e Nismës së bashku me asamblistin komunal të kësaj partie, z. Burim Bujupi.

Mirënjohës dhe falënderues për z. Bujupi dhe anëtarët e rinj të PDK-së të Nëndegës Arllat!

Bashkë jemi edhe më të fortë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë