Lladrovci falënderon Avokatin e shtetit për bashkëpunim rreth ruajtjes së buxhetit të shtetit për mbi 5 milion euro

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar z, Sami Istrefi, me rastin e deklarimit të këtij të fundit se në Drenas, në emisionin “Betimi për drejtësi”, se janë ruajtur prona të shtetit me vlerë mbi 5 milion euro, duke bashkëpunuar me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit.

Lladrovci ka theksuar se ky ishte zotim nga 2016-ta para qytetarëve. “Ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia janë parime të instaluara tashmë në komunën e Drenasit. Ato do të vazhdojnë të jenë prioritet imi gjatë qeverisjes time tani dhe në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar ai.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social:

Faleminderit për mirënjohjen publike z. Istrefi, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit

Tentim përfitimi dhe dëmtimi i buxhetit të shtetit jo 5 milion po as një cent, në Drenas sa jam unë kryetar, nuk kalon!

Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, z. Sami Istrefi, gjatë një interviste të transmetuar më 21.11.2020, në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, ndër të tjera konfirmon përkushtimin tim dhe të komunës për vendosjen e ligjshmërisë, lidhur me pronën e shtetit, ruajtjen e buxhetit të Republikës së Kosovës.

Para qytetarëve jam zotuar që më 2016, se jam i pa kompromis në zbatimin e ligjit, sipas parimit: askush mbi ligjin, ligji i barabartë për të gjithë.

Ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia janë parime të instaluara tashmë në komunën e Drenasit. Ato do të vazhdojnë të jenë prioritet imi gjatë qeverisjes time tani dhe në mandatin e ardhshëm.

E falënderoj z. Sami Istrefi për përkrahjen dhe mirënjohjen publike, bashkëpunimin për ruajtjen e buxhetit të shtetit. Kemi akoma punë në Drenas.

Për me shumë, ju ftoj ta ndiqni një pjesë të intervistës së z. Sami Istrefi, Avokat i Përgjithshëm Shtetëror, në vijim:

Kliko KËTU: https://fb.watch/1W1cJPwj6u/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë