Lladrovci njofton se ka ndërruar jetë nëna heroinë, Qamë Demaku, nënë e heroit dhe katër bijve çlirimtarë

Sot, njoftoi kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, në Abri, ka ndërruar jetë nëna e heroit, martires dhe katër bijve çlirimtarë, Qamë Demaku. Ai me këtë rast shpreh ngushëllimet e thella për Nënën heroinë.

“Nëna heroinë, ngriti nga gjiri i saj, çlirimtarë të paepur, priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së nga sofra e saj, duke u bërë shembull i nënës heroinë, nënë qëndrestare”, ka shkruar z. Lladrovci.

Postimi i z. Lladrovci në fb:

“Lajm i trishtuar se nga ne u nda Nëna heroinë, nëna Qamë Demaku, nga Abria, nëna e heroit e martires, nënë e pesë bijve luftëtarë të shquar të UÇK-së.

Ajo përballoi shumë vështirësi në jetë, madje edhe dënimet e padrejta ndaj djemve të saj.

Nëna heroinë, ngriti nga gjiri i saj, çlirimtarë të paepur, priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së nga sofra e saj, duke u bërë shembull i nënës heroinë, nënë qëndrestare.

Nëna Qamë ju dha bukë dhe kujdes edhe për heroin e heroinën, Fehmiun e Xhevën, sa ata kanë qëndruar në Abri, duke na lënë kujtimet krenare për Nënën heroinë, për fisnikërië e saj dhe nderimin e thellë tonin për të dhe familjen.

Dhimbja jonë për nënën Qamë është e madhe.

I përjetshëm është kujtimi për Nënën Qamë.

Ngushëllime të sinqerta familjes së madhe Demaku, miqve dhe dashamirëve të familjes.

Mbahuni të fortë!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë