Këtë javë shi e borë në Kosovë

Nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s./

Lexo me shume: https://rtv21.tv/kete-jave-shi-e-bore-ne-kosove/?fbclid=IwAR1SvaYWM1pS9awbciowQYggGIB5S_TgEBo5FQgc2SAqvB_TE5FxKgSeB9o
© RTV21.tv

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë