Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi viziton bizneset e Gastronomisë në Drenas

Në vazhdimin e vizitave në teren, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahi së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar disa biznese të sektorit të gastronomisë për të parë nga afër gjendjen e tyre të punës gjatë kohës së pandemisë.

Drejtoresha Jetullahi, ka vizituar, Restorant “Peshkopia”, Restorant “City Grill”, Restorant “Diamanti”, Picerinë “Diamanti”, Restorant “88 Lunge Bar”, Restorant “Cenrtrum” dhe Restaurant “Lumi” ne Komoran.

Jetullahi ka thënë se pandemia Covid-19 padyshim ka lënë pasoja në ekonominë e të gjitha vendeve të botes, ku edhe vendi ynë, Kosova po përballët me një situatë jo të favorshme ekonomike, e cila ka prekur pothuajse të gjithë̈ sektorët e ekonomisë, ku nder sektorët më të prekur nga kjo situatë cilësohen të jenë ai i Gastronomisë̈ dhe Turizmit.

Gjatë bisedës që ka pasur me Pronaret/Menaxheret e këtyre bizneseve, ata tregojnë se masat e ndërmarra nga Qeveria, për parandalimin në përhapjen e pandemisë̈, në masë të madhe ka prekur sektorin e tyre, por këto biznese janë munduar në maksimum qe të ruajnë të gjitha edhe numrin e të punësuarve që e kishin me herët deri me sot.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë