Vizitë të fermerja që prodhon çajra dhe krema bio nga bimët mjekësore aromatike

Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Anita Avdullahu- Dvorani me zyrtarët e Drejtoratit ka dale në terren për të parë nga afër punën e fermerëve të Komunës së Drenasit.

DBPZH ka vizituar fermerën Diellza Demaku nga fshati Abri e Epërme e cila merret me kultivimin e Bimëve Mjekësore Aromatike siç janë Ciani, Kandelula, Mullaga, Hithëra, Bli, Rigon etj.

Fermerja Demaku ka filluar punën me 50m² sipërfaqe, ndërsa sot ka arritur të zgjeroj sipërfaqën e bimëve të mbjellura.

Nga angazhimi dhe puna e saj ka arritur të krijojë edhe pikën grumbulluese në të cilën ka kërkesa të mëdha për grumbullim të bimëve dhe është duke pritur licencën për bimë organike (Çertifikim Organik) për të filluar eksportin jashtë vendit të çajrave si dhe kremave bio të prodhuar nga këto bimë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë