Kryetari Lladrovci ka një porosi për qytetarët

Porosia e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci lidhur me kujdesin e shtuar të qytetarëve nga virusi;

Qytetarë të nderuar të komunës së Drenasit,

Kërkoj nga Ju, disiplinë dhe respektim të plotë të masave të cilat i solli Qeveria për pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid 19.

Ne jemi në kufi të komunave që janë në zonën e kuqe por edhe të gjelbër. Nëse ne nuk do të kemi raste të reja të virusit, ngjyra jonë e verdhë, bëhet e gjelbër, por në rast mosdisipline, hyjmë në zonën e kuqe të rasteve.

Zonja e zotërinj,

Mos u bëni pakicë e cila nuk i respekton masat kundër Covidit. Mos lejoni që pakujdesia e pakicës, të përcaktoj jetën ditore të shumicës.

Nëse i respektojmë masat, kalojmë në zonën e gjelbër, duke e ulur rrezikun dhe numrin e të infektuarve. Zbatimin e masave e kemi secili në dorën tonë. Mos zbatimi i masave, sjell fatkeqësi për juve, familjen tuaj dhe shtetin tonë.

Kërkoj nga Ju, respektim të masave kundër virusit, pa përjashtim. Jeta ka vlerë, ruaje!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë