S’ka dekorim të Skenderajt për festat e fundvitit

Marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, situatën ekonomike në vend dhe prioritetin e komunës për përkrahjen në vazhdimësi me pako ushqimore e higjienike familjet në nevojë, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë vendim që këtë vit për festat e fundvitit të mos realizohet dekorimi i sheshit “Adem Jashari” dhe qytetit tonë në përgjithësi.

Kryetari Jashari ka bërë të ditur se mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë.

“Me këtë rast kërkoj mirëkuptim nga qytetarët e komunës sonë duke uruar që kjo pandemi të kaloj sa më shpejtë dhe së bashku të vazhdojmë projektet dhe vizionin tonë për një Skenderaj të zhvilluar”, ka thënë tutje Kryetari Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë