Raporte të shkëlqyera, Haradinaj i jep medalje Lladrovcit, viziton edhe varret e babait dhe nënës së tij

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin. Me këtë rast, Haradinaj ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, vëllait të Heroit, tani kryetar i komunës së Drenasit,
Ramiz Lladrovci.

Statusi i Haradinajt:

“Dhe ne nuk i kemi marrë armët në dorë për arsye se kem dëshirë apo jem të sëmurë me luftu, po i kemi marrë për arsye se është domosdoshmëri” (Fehmi Lladrovci).
Sot, në vizitë te varret e prindërve të Heroit, bacit Tush e nanës Shefkie.
Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, vëllait të Heroit, tani kryetar i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci.
Kryetarin, e falënderoj për mikpritjen!

RH

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë