Ramiz Lladrovci pret në shtëpi Ramush Haradinajn dhe Bekim Jasharin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në komunë, ish kryeministrin Ramush Haradinajn, me ç’rast, pranoi edhe medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, me motivim për kontributin dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare.

Haradinaj, pas vizitës në komunë, ka vënë kurora me lule te varret e prindërve të Ramiz Lladrovcit dhe varrezat e dëshmorëve ku bëri homazhe për heroin dhe heroinën, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Mikpritjes në shtëpi të Lladrovci për Haradinajn, iu bashkua edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci në fb:

Sot, prita në takim, mikun tim, vëllain e shokëve të mi, ish kryeministrin Ramush Haradinajn. E falënderova për vizitën dhe ceka projektet e realizuara dhe ato në vijim, të arriturat dhe sfidat e komunës tonë.
E vlerësova lart mirënjohjen e z. Haradinaj për qeverisjen në Drenas, e cilësuar nga ai si “standard i ri i qeverisjes së mirë në nivel vendi”. Po ashtu, e falënderova Z. Haradinaj për medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, me motivim për kontributin tim dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare.
Miku im Ramushi, së pari ka vendosur kurora me lule pranë varrit të Babës Tush e Nënës Ki, pastaj kemi bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe pranë vendit ku prehen heroi e heroina Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Gllanasellë.
Në drekën e shtruar në shtëpinë time, me Ramushin, na u bashkua edhe shoku ynë, Bekim Jashari. Ju faleminderit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë