Kryetari Lladrovci pret në takim ish-kryeministrin Haradinaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ish-kryeministrin e Kosovës, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Projektet të cilat po realizohen në Drenas dhe zhvillimet e fundit politike në vend ishin disa nga temat të cilat u diskutuan në takimin mes Kryetarit Lladrovci dhe Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Me këtë rast, Kryetari Lladrovci e falënderoi për vizitën që Haradinaj ia bëri Drenasit.

Ndërsa, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e përgëzoi Kryetarin Lladrovci për nivelin e lartë të qeverisjes duke theksuar se në Drenas është vendosur një standard i ri i qeverisjes së mirë dhe i uroi për përformancë më të mirë komunale.

Haradinaj i dhuroi Kryetarit Lladrovci medaljen me motivin “Me besim në ZOT, Atdhe e Shtet” për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare.

Nga vizita në Komunë, Haradinaj i shoqëruar Kryetari Lladrovci vazhdoi për homazhe te varrezat e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Gllanasellë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë