Vazhdon asfaltimi i rrugëve

Po vazhdon asfaltimi i segmenteve rrugore në fshatin Mukishnicë, me gjatësi rreth 2 kilometra.

Për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në këtë fshat, doli nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, bashkë me drejtoreshën Urbanizmit, Sanije Ahmeti.

Asfaltimi i këtyre rrugëve është edhe një premtim i mbajtur nga ana qeverisjes së Kryetarit Jashari, në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë