Mjedisi, prioritet i kryetarit Jashari

Në kuadër të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt po vazhdon pajisjen e çdo ekonomie familjare me shporta për mbeturina.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, bëri të ditur se deri në fund të këtij viti do të pajisen me shporta 1000 familje në 11 fshatra të komunës sonë.

Jashari tutje theksoi se ky projekt për pajisjen me shporta grumbulluese të mbeturinave do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm duke përfshirë të gjitha vendbanimet e territorit të Skenderajt.

“Krahas shtrirjes së shërbimit për grumbullimin e mbeturinave, për të pasur mjedis të pastër jetike mbetet vetëdijesimi qytetar, andaj edhe sot bëjë thirrje që bashkë të kujdesemi për mjedisin ku jetojmë e veprojmë”, tha tutje Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë