Abbott nga kompleksi “Adem Jashari” mbështet luftën e UÇK-së për liri

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, në mëngjesin e sotëm ka bërë homazhe në familjen Jashari në Prekaz, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë për viktimat.

Po ashtu, Abbott u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do të qëndroj pranë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u bë, sipas tij, për të parandaluar një katastrofë humanitare.

“Këtë mëngjes bëra nderimet e mia në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme atje mbi njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë për viktimat.

Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të qëndrojë pranë ndërhyrjes së saj si një çështje e drejtë, për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja.

Siç tha Toni Bler në Dhomën e Komunave në 23 Mars 1999: “Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç të veprojmë dhe veprojmë ashtu si do të bëjmë”, tha ai./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë