Policia jep detaje për personin e vetvrarë në Komoran

Policia ka dhënë detaje për vdekjen e dyshimtë në Komoran.

“Rreth orës 19:45 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  “Lagjen e Re” në Komoran. Me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.

Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 70 vjeç.​

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë