13 raste të reja me COVID-19 në Komunën e Drenasit, ja nga cilat fshatra janë të infektuarit e sotëm

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive.

Prej këtij numri të përgjithshëm të të infektuarve, komuna e Drenasit kishte 13 raste të reja me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, raste në këtë komunë janë: Pesë raste në Drenas, tri në Sankoc dhe me nga një rast janë: Dobrosheci, Komorani, Korroticë e Epërme, Pokleku dhe Polluzha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë