Zëri i UÇK-së, Jakup Krasniqi del para Gjykatës Speciale (LIVE)

Ka nisur seanca e parë e Jakup Krasniqit, ish zëdhënësit të parë të UÇK-së, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, transmeton Indeksonline.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020.
Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Jakup Krasniqit po mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë