Lladrovci: Fjalët e Krasniqit dëshmojnë pafajsinë dhe padrejtësitë që po i bëhen popullit tanë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka quajtur prekëse fjalët e Jakup Krasniqit sot para Gjykatës Speciale.

Kryetari Lladrovci ka thënë se fjalët e Krasniqit dëshmojnë pafajësinë, duke e kundërshtuar akuzën për UCK-në dhe padrejtësinë që po i bëhet atij dhe popullit tonë.

Lexoni shkrimin e plotë:

Fjalët e Jakup Krasniqit, para Gjykatës, ishin shumë prekëse, janë fjalë që dolën nga zemra dhe dëshmojnë pafajësinë, duke e kundërshtuar akuzën për UÇK-në dhe padrejtësinë që po i bëhet atij dhe popullit tonë.
“Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë, por edhe për kombin tonë, nuk ka diçka më fyese, pasi ne një kohë të gjatë me rrethana tepër të vështira, jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtet ndërtimit, të cilat i arritëm në bashkëveprim me SHBA-të e BE-në, me NATO-në e OKB-në dhe të gjithë së bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtet formuese.”
“Jam këtu pa të drejtë, unë duhet të jem në vendin tim dhe familjen time. Unë nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme.”
Nderim i përjetshëm për UÇK-në dhe të gjithë kontribuuesit e lirisë dhe pavarësisë tonë!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221950665869778&id=1653723698

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë