Për një javë, 84 të infektuar me COVID-19 në Drenas

730 raste të reja janë regjistruar vetëm sot në vendin tonë me COVID-19. Ndërsa si pasojë e rritjes së numrit të ditëve të fundit, janë marrë masa nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilat janë në zbatim qe dy ditë radhazi, mbyllja e bizneseve dhe gastronomisë, po ashtu edhe futja në karantinë e 6 komunave.

IndeksOnline jep shifra, hartën e cila pasqyron rastet me COVID-19 për 100 mijë banorë në Kosovë, prej datës 1 nëntor deri më 7.

Në zonë të kuqe, janë këto komuna: Podujeva me 150 raste, Prishtina 760, Obliqi me 302 të infektuar brenda javës, Fushë-Kosova me gjithsej 477 raste, Shtimja po ashtu me 152 që dolën pozitivë me Covid, Gjilani me 366 raste.

Po ashtu për nga numri më i madh i rasteve në 100 mijë banorë është edhe komuna e Pejës, me 153 raste pozitive, edhe Gjakova është në zonë të rrezikshme me 220 të infektuar për një javë.

Më pak se 150 raste, apo zona e verdhë në hartë, janë komunat në veri të vendit me 107 raste. Edhe Vushtrria po ashtu me 116 të infektuar për një javë, Skenderaj me 61 raste të konfirmuara, Drenasi me 84. Lipjani për 7 ditë ka regjistruar 141 raste pozitive, Suhareka gjithsej 86. Novobërda 98, Kamenica 101, Ferizaj 116, Kllokoti 148, Vitia 99, Deçani 104, Hani i Elezit 80.

Ndërsa në zonën e gjelbër apo më pak se 75 raste hyjnë këto komuna, Istogu 29, Klina 72, Malisheva 39, Rahoveci 60, Prizreni 79, Dragashi 18, Juniku 47 dhe Kaçaniku 58.

Ndërsa për një javë asnjë rast nuk është regjistruar në Mamushë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë