Komuna e Drenasit ka një njoftim të rëndësishëm për qyetarët

Njoftim nga Komuna e Drenasit për qytetarë të cilët kanë nevojë që të qarkullojnë në komunat në të cilat ndalohen hyrje-daljet

Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë ndalohen hyrje-daljet nga dita e djeshme nga ora 20:00 deri të hënën në orën 05:00, në komunat në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.

Me këtë rast njoftojmë të gjithë qytetarët të cilët për shkaqe të arsyeshme kanë nevojë që të qarkullojnë në komunat në të cilat ndalohen hyrje daljet se procedura për pajisje me leje qarkullimi mbetet ajo që ka qenë në fillimet e pandemisë.

Procedura është si më poshtë dhe kërkesat pranohen në formatin e mëposhtëm.

Në subjekt të shënohet : Kërkesë për leje qarkullimi

Ju lutemi që të bashkëngjitni dokumente relevante të cilat arsyetojnë kërkesën tuaj.

P.sh. Udhëzim të mjekut nëse keni vizitë mjekësore.

“Ju drejtohem me kërkesë që të mundësoni lëshimin e lejes së qarkullimit për emri mbiemri të Komunës së ___________ për udhëtim në ____________ për arsye _______________________________________________________
Të dhënat për personin që kërkon lejen e qarkullimit:
Emri mbiemri numri personal ___________ lindur ne ________ date ___________banim në _____________veturë private, me veturë private: __________________ me targa ___________.
Udhëton me, emri mbiemri lindur me date __________me nr. personal _________
Date _________ nga ora ___ deri _____

Kërkesa dërgohet në: komuna.drenas@rks-gov.net

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë