E gjuajnë me armë, në veturë kishte gruan dhe vajzën, policia jep detaje

Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë së bashku me gruan e tij dhe vajzën duke lëvizur në rrugë me veturë, një veturë në përballë kalim ka shtënë me armë zjarrit.

Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të veturës ndërsa të lënduar nuk ka.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:00, në rrugën “Hys Popova” në Podujevë.

Viktima ka qenë i shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësit përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë