Zdrukthëtaritë në Komunën e Drenasit punojnë me teknologjinë e fundit

Njëra ndër veprimtarit e bizneseve qe operon në komunën tone është edhe ai i zdrukthëtarisë.

Egzona Jetullahu, Drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit sot ka vizituar zdrukthëtarin e Vëllezërve Shala në Krajkove, zdrukthëtarin e Vëllezërve Ramaj në Drenas “Pishat” si dhe zdrukthëtarin “Thaqi” në Komoran.

Kompania Vëllezërve Shala daton që nga viti 1993, sipas pronarit te kësaj kompanie z.Lulzim Shales, punëtoria në atë kohë ishte e thjeshtë por frymëzonte më një ide të madhe. Sot kjo kompani posedon teknologjinë më moderne ku çdo produkt i tyre e bart vulën e mjeshtërisë së përsosur dhe dashurisë ndaj punës që e bëjnë.

Zdrukthëtaria Vëllezërit Shala nga Krajkova, po ashtu vazhdon të ndihmoj familjet në nevojë me produkte e tyre.

Zdrukthëtaria Thaqi në Komoran daton nga viti 1973, me pronarin e pare Rexhep Thaqi kurse z. Enver Thaqi tash është gjenerata e trete qe vazhdon ketë veprimtari. Sipas pronarit puna e realizuar me vullnet dhe dëshirë si në të kaluarën ashtu edhe tash i tejkalon të gjitha vështiruesit qe mund te paraqiten gjate punës.

Zdrukthëtaria Pishat në Drenas është biznes dhe tradite familjare qe daton qe nga viti 2002. Të gjitha punimet e kompanive punohen nga druri më cilësor me pronar Besim dhe Selim Ramaj. Sipas pronareve avancimet e pasjeve kane mundësuar punën me më efikasitet dhe përsosmëri më të larte.

Kombinimet e panumërta, stilet e ndryshme, ngjyrat dhe kërkesat e palëve për funksionalitet specifik, janë vetëm disa prej gjërave të cilat kompanit me shumë punë dhe përkushtim i ofrojnë për kërkesat e palëve. Sipas pronarëve ofertat e punës takohen me lloj-llojshmërinë dhe diversitetin e kërkesave, sipas stilit të jetës dhe kënaqësisë.

Te gjitha punimet e kompanive punohen nga druri më cilësor.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë