Vazhdojnë aktivitetet për mbrojtje të mjedisit në Drenas

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë po vazhdon të punojë në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët në Komunën e Drenasit.

DShPE se bashku me kompaninë KRM “Pastrimi” – Drenas, në parkun e Drenasit ka mbjellë 70 drunjë të përzgjedhur kryesisht nga llojet e preferuara si masë mbrojtëse ndaj ndotjes së ajrit, si Rrapi (Platanus), Pisha (Pinus),Tilia (Bliri).

Bimët me vlerat estetike dhe shëndetësore e bëjnë me të mirë, pastër dhe të bukur ambientin ku jetojmë.

Kujdesi ndaj ambientit ku jetojmë është kujdes për shëndetin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë